Kevin De Bruyne ka qenë tashmë vendimtar në Serie A, duke shënuar golin e dytë, me të cilin Napoli mposhti Sassuolon në ndeshjen e parë të kampionatit. Belgu foli për “Corriere della Sera”: “Fitorja ishte një fillim i mirë.
Ky është një grup që mund të luftojë për titullin, por nuk jemi të vetmit, edhe sepse ta përsëritësh suksesin e sezonit të kaluar është e vështirë. Interi ka më shumë vazhdimësi se të tjerët, edhe lojtarë me vlera, ndërsa Milani mund të jetë i rrezikshëm, pavarësisht fillimit të gabuar”.
Këtë sezon, Napoli do të garojë edhe në Champions League: “Çfarë do të zgjedh për të fituar mes Champions-it dhe kampionatit? E vështirë, por Champions League e kam fituar tashmë, Serie A kurrë…”
Pa Lukakun do të jetë e vështirë: “Humbje e rëndë, por një skuadër e madhe ka zgjidhje të tjera. Lucca duhet të përfitojë nga mundësia”.
KDB shpjegon arsyen pse zgjodhi Napolin: “Kam marrë shumë oferta, por ky ishte opsioni më i mirë: kampionët e Italisë, Champions League dhe një trajner si Conte”.
Belgu bëri krahasimin mes Conte dhe Guardiola: “Janë ndryshe për teknikën dhe metodën e punës. Conte kërkon shumë nga grupi, ndërton skuadra të kompaktësuara, me bllok unik. Të gjithë e dinë se me të duhet të punosh fort, përndryshe je jashtë. Kjo rrit intensitetin dhe nivelin e përgjithshëm”.
Ka pasur edhe kritika për blerjen e tij, siç ndodhi me Modric për moshën, por 34-vjeçari kundërshton: “Mendoj se jam i ngjashëm me para 10 vitesh. Si i ri je më dinamik, por tani kam më shumë përvojë. Luka nuk është më i ri, as unë, por mund të japim diçka të ndryshme. Ai mund të transmetojë atë që ka mësuar në Spanjë apo Angli, unë mund të bëj të njëjtën gjë me filozofinë e Premier League”.
The post De Bruyne tregon ku ndryshon Conte nga Guardiola, zgjedh mes Champions-it dhe titullit të Serie A appeared first on Telesport.