De Bruyne, si vera e vjetër… Napoli e nis me këmbë të mbarë, fiton pa probleme ndaj Sassuolo-s (video)

Napoli e ka filluar me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Sassuolo. Kampionët në fuqi të Serisë A gjetën golin në minutën e 16-të, një krosim perfekt nga Politano në krah për Scot Tominay, i cili dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Kevin De Bruyne tregon klasin e tij duke shënuar një gol spektakolas përmes një goditjeje dënimi. E nisur për krosim brenda në zonë, topi nuk preket nga askush dhe përfundon në rrjetë.

Në minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, Ismael Kone, mori kartonine dytë të verdhë në pak minuta dhe doli nga fusha e lojës. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Napoli fiton 0-2 dhe merr 3 pikët në javën e parë. Në sfidën tjetër të orës 18:30, Genoa po barazon në fushën e saj 0-0 ndaj Lecce. Janë minutat e fundit.

SHIKOGOLINETOMINAY

SHIKOGOLINEDEBRUYNE

The post De Bruyne, si vera e vjetër… Napoli e nis me këmbë të mbarë, fiton pa probleme ndaj Sassuolo-s (video) appeared first on Telesport.