“Kam luajtur vetëm dy ndeshje në Serie A, por ndihem mirë. Është ndryshe me Conte si trajner krahasuar me Pep Guardiola”, deklaroi mesfushori belg i Napoli, Kevin de Bruyne.
Më tej, lojtari i ardhur këtë verë nga Manchester City shtoi: “Përshtypja ime e parë është se në Itali loja është më taktike dhe gjërat lëvizin pak më ngadalë. Por është akoma futboll, po ambientohem”.
“Përpara Manchester City, kam luajtur me formacione të tjera. Së shpejti do të luajmë kundër City në Manchester me Napolin. Do të jetë e çuditshme. City është klubi im dhe kjo nuk do të ndryshojë“, tha De Bruyne.
The post De Bruyne paralajmëron rivalët: Po ambientohem në Serie A, këtu futbolli është më i avashtë appeared first on Telesport.