De Bruyne nuk njeh limite, kërkon të arrijë maksimumin në Itali me Napoli

Kevin De Bruyne duket se ka marrë me shumë entuziazëm aventurën e tij të re në Serie A me fanellën e Napoli. Protagonist me kombëtaren belge në fitoren kundër Lihtenshtajnit, mesfushori flet edhe për kampionatin italian.

Po ambientohem mirë te Napoli pas një vere të vështirë pune intensive. I dhashë gjithçka vetes dhe ndihem në formë të shkëlqyer. Ende kam disa gjëra për të zgjidhur, si transferimi me shtëpi, por gjithçka është në rregull“, tha De Bruyne.

Në Italinë jugore, të gjithë mbështesin Napolin dhe kjo është fantastike. Napoli është një ekip i shkëlqyer që ende mund të rritet shumë. Shpresoj që diçka e mirë të dalë prej saj“, tha më tej mesfushori belg.

The post De Bruyne nuk njeh limite, kërkon të arrijë maksimumin në Itali me Napoli appeared first on Telesport.