De Bruyne kryen me sukses operacionin në Belgjikë, pritet të mungojë 3-4 muaj

Kevin De Bruyne, i dëmtuar në ndeshjen kundër Interit, iu nënshtrua sot operacionit në Antwerp për të kuruar një lezion të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Sipas fizioterapistit të tij të besuar, Lieven Maesschalck, ndërhyrja “shkoi mirë, madje shkëlqyeshëm”. Megjithatë, mesfushori belg do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 3-4 muaj, me synimin për t’u rikthyer në fund të janarit 2026.

Kjo është goditje e madhe për Napolin dhe trajnerin Conte, që humb një nga lojtarët me më shumë cilësi dhe alternativë të rëndësishme taktike. Sipas mediave italiane, Conte mund të rikthehet te moduli 4-3-3 për të kompensuar mungesën e tij.

De Bruyne do të nisë që nesër fazën e parë të rikuperimit në Belgjikë, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, me synimin për t’u rikthyer në formë për pjesën e fundit të sezonit dhe Botërorin 2026.

 

The post De Bruyne kryen me sukses operacionin në Belgjikë, pritet të mungojë 3-4 muaj appeared first on Telesport.