“Nëse do të kthehem ndonjëherë në Belgjikë, do të jetë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar pranë shtëpisë. Por kjo nuk është në mendjen time tani”.
Është kjo deklarata e dhënë së fundi nga mesfushori belg Kevin De Bruyne, që luan në Serie A me Napoli. Kohët e fundit u përfol për një largim të mesfushorit, që për momentin është i dëmtuar.
“Dua ende të testoj veten dhe të eksploroj kufijtë e mi. Jam i lumtur te Napoli tani për tani dhe mezi po pres të rikuperoj nga dëmtimi. Objektivi im është të jem gati për Kupën e Botës”, tha De Bruyne.
Kjo deklaratë u dha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Këpucës së Artë të Futbollit Belg.
The post De Bruyne konfirmon të ardhmen e tij: Te Napoli jam i lumtur, në Belgjikë kthehem për t’u argëtuar appeared first on Telesport.










