De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të

“Me Conten fitoj 25”. Ky është titulli kryesor i faqes së parë të numrit të sotëm të “Corriere dello Sport”, dedikuar Kevin De Bruyne, duke iu referuar një interviste ekskluzive që kampioni belg ka dhënë për gazetën në fjalë, ku deklaron: “Deri tani kam fituar 24 trofe. Tashmë dua titullin kampion në Serie A”.

Në intervistë përfshihen shumë tema: lidhja me Napolin, mentaliteti i Antonio Contes, Grealish, Liga e Kampionëve, Modric dhe Pino Daniele. Ja disa nga deklaratat e tij: “Kisha edhe oferta të tjera, por zgjodha një skuadër që është e jashtëzakonshme. Nuk jam ëndërrimtar, e ardhmja varet nga puna e palodhur. Maradona? Një legjendë”.

The post De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të appeared first on Telesport.