De Bruyne: Do të jem jashtë për një kohë të gjatë, udhëtimi drejt rikuperimit ka nisur

Kevin De Bruyne, lojtari i Napoli, është rikthyer të flasë pas dëmtimit që pësoi 10 ditë më parë, menjëherë pas shënoi golin me penallti në ndeshjen kundër Inter. Mesfushori belg ndau për fansat e tij një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini të gjithë, unë do të jem jashtë fushave për një kohë të gjatë. Lajmi i mirë është se operacioni shkoi në mënyrë perfekte. Udhëtimi im drejt rikuperimit ka filluar tashmë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet“, shkroi De Bruyne.

Si duhet, mesfushori i ardhur këtë verë nga “citizens” do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 muaj, pasi ai pësoi një këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë. Ai pritet të rikthehet në pranverë, në kohë për Kupën e Botës.

The post De Bruyne: Do të jem jashtë për një kohë të gjatë, udhëtimi drejt rikuperimit ka nisur appeared first on Telesport.