Davidi kundër Goliathit; sfidë e zjarrtë për trofeun me emrin e Franz Beckenbauer

Luis Díaz synon të fitojë këtë të shtunë trofeun e tij të parë si lojtar i Bayern Munich. Fjala është për “Franz Beckenbauer”, emri i ri i Superkupës së Gjermanisë që nga ky sezon. Sulmuesi kolumbian, ish-lojtar i Liverpool-it dhe objektiv i Barcelonës, pritet të startojë titullar kundër Stuttgartit, fitues i Kupës së Gjermanisë dhe kësisoji kundërshtar i Bayernit, fitues i Bundesligës.

Përgatitja parasezonale e Bayernit ka qenë më e shkurtër për shkak të pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve, por ekipi bavarez, nën drejtimin e Vincent Kompany, la përshtypje të mira me fitoren 4-0 ndaj Tottenham. Edhe Luis Díaz ka lënë shenja pozitive, megjithëse goli i tij i parë me fanellën e bavarezëve ende po pret.

📅 Stuttgart – Bayern Munich
📍 “MHP Arena” (Stuttgart), 20:30
Arbitër: Harm Osmers

Image

Formacionet e mundshme:
Stuttgart: Bredlow; Assignon, Jacquez, Chabot, Mittelstädt; Karazor, Stiller; Lewelling, Führich; Undav; Woltemade. Trajner: Sebastian Hoeness
Bayern Munich: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stasinic; Kimmich, Goretzka; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane. Trajner: Vincent Kompany

Bayern Munich synon Superkupën e 11-të të Gjermanisë (pas fitoreve më 1987, 1990, 2010, 2012, 2016, 2017, 2018, 2020, 2021 dhe 2022), shihet si favorit kryesor ndaj Stuttgartit, i cili e ka fituar këtë trofe vetëm një herë (1992). Stuttgart u shpall fitues i Kupës së Gjermanisë sezonin e kaluar, pas triumfit 4-2 ndaj Arminia Bielefeld.

Bayerni nuk mund të llogarisë Alphonso Davies, i cili nuk është ende gati pas dëmtimit serioz të gjurit më 24 mars. Zëvendësimi më i mundshëm i kanadezit është Josip Stasinic.

Grasshopper Club Zürich v FC Bayern München - Pre-Season Friendly

Një tjetër mungesë e madhe është Jamal Musiala, i cili pësoi frakturë të këmbës më 6 korrik, kundër PSG-së, në Botërorin e Klubeve. Musiala nuk ka zëvendësues natyral. Në ndihmë të Harry Kane pritet të luajnë Serge Gnabry, Michael Olise dhe Luis Díaz. Të tre zakonisht luajnë në krah, por njëri do të pozicionohet në mes ose të ketë rotacion të vazhdueshëm.

Kundër bavarezëve, Stuttgart do të drejtohet nga Sebastian Hoeness, i cili e nisi karrierën si trajner në divizionet e ulëta të Bayernit dhe u konsiderua për drejtimin e ekipit të parë para se të emërohej Kompany. Belgu nis sezonin e tij të dytë si trajner i Bayernit, zakonisht më i vështiri. Trajneri i fundit që drejtoi Bayernin për dy ose më shumë sezone të plota (në total tre) ishte Pep Guardiola, nga viti 2013 deri më 2016.

The post Davidi kundër Goliathit; sfidë e zjarrtë për trofeun me emrin e Franz Beckenbauer appeared first on Telesport.