Dasma përfundon në rrahje masive – katër përfundojnë në spital (video)

Një rrahje masive ka ndodhur pikërisht në ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital.

Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë rrahjes së dasmorëve në Ramada Park Hall në Wolverhampton të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara derisa partnerët e tyre ishin mbuluar në gjak.

Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë rrahje masive, ndërsa policia angleze ka bërë të ditur se kishte pranuar dhjetëra telefonatë për dhunën që kishte ndodhur në hotel.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.