“Dasma e shekullit”: Jeff Bezos e Lauren Sanchez do të martohen në Venecia

Për tre ditë me radhë, Venecia do të jetë në dispozicion të të porsamartuarve, biznesmenit amerikan dhe CEO i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Kjo dasmë e shumëpritur do të bëhet në jahtin prej 500 milionë dollarësh të Bezosit, dhe do të krijojë një standard të ri luksoz si një prej martesave më spektakolare.

Duke pasur parasysh detajet befasuese, dasma e George Clooneyt do të duket si një çështje e vogël në krahasim me dasmën e çiftit të ri në Venecia.

Dasma, siç po quhet “e shekullit”, fillon me 24 qershor dhe përfundon me 26 në Venecia, me ç’rast  do të jetë një ngjarje madhështore romantike. Pesë hotele janë rezervuar për të pritur të ftuarit e dasmës.

Lauren Sanchez tha se ajo “humbi ndjenjat” për një moment kur njeriu i dytë më i pasur në botë i dha asaj një unazë diamanti 2.5 milionë dollarë në vitin 2023.

Sanchez tashmë ka zgjedhur fustanin e saj, nga Oscar de la Renta, me këshilla nga Anna Wintour, kreu i Vogue.

Në këtë ngjarje po punon agjencia e njohur londineze “Lanza & Baucina” që u kujdes për martesën e vajzës së manjatit indian Agarwal në 2011, ku morën pjesë 800 të ftuar dhe Shakira në skenë.

Ata që zgjedhin ato tre ditë në fund të qershorit për të vizituar Venecian mund të kenë vështirësi në lëvizje, pasi të gjitha taksitë janë rezervuar për ditën e dasmës për të lejuar të gjithë të ftuarit të lëvizin pa vonesa apo probleme.