Ëndrrën e tij të kamotshme për të hapur edhe një sallon në Prishtinë, ai tashmë e ka bërë realitet.
Floktari i mirënjohur shqiptar Dashi Krasnici ishte i ftuar në emisionin “Shija e Anës” në Klan Kosova.
Krasnici, i cili prej disa dekadash zhvillon aktivitetin e tij në Düsseldorf të Gjermanisë, ka sjellë në kryeqytetin kosovar eksperiencën, teknikat, produktet dhe ekipin e tij profesionist.
Në “Le’esthétique” në Prishtinë ofrohen shërbime të shumta profesionale, më shumë sesa mund të prisni.
Si po i duket Prishtina Dashit? A është i shtrenjtë? Me çfarë produkte punon? Dhe shumëçka tjetër mund ta kuptoni duke klikuar linkun më poshtë.









