Dashevci: Vuçiqi është tashmë në fundin e tij

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka arritur fundin e tij sa i përket drejtimit të Serbisë.

Në Klan Kosova, ai ka thënë se muaji nëntor do të jetë i vështirë për Vuçiqin dhe për Serbinë.

“Mendoj që ky muaj që po vjen, muaji nëntor, do të jetë ai muaj vendimtar sepse rrugëdalje nuk ka dhe më të vërtetë nuk gjindet asnjë dritë në tunel.”

“Sepse fundi i tij është tashmë, ai po pranon pothuaj në çdo emision se laku i tij është ngushtuar, e përdor propagandën se nuk do të ketë krizë të naftës,” ka thënë Dashevci.

Radio Evropa e Lirë, të hënën, ka raportuar se Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të hënën ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq-Handanoviq, në lidhje me vendimin e Këshillit të BE-së për ta ndaluar transitin e gazit natyror nga Rusia përmes bllokut evropian drejt vendeve të treta.

Brukseli njoftoi se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.