DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për masën e përkohshme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës deri më 30 shtator.