DASh: “Presidenti Trump iu dha fund 7 luftrave në 7 muaj”, në listë edhe Kosova–Serbia

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë në Facebook një grafikë me titullin “PRESIDENT TRUMP: THE PRESIDENT OF PEACE”, ku thuhet se Presidenti amerikan Donald Trump ka “përfunduar 7 luftëra për vetëm 7 muaj”. Në listën e konflikteve të përmendura figuron edhe “Kosova dhe Serbia”.

Shpërndarja vjen pak pas fjalimit të Trumpit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku ai përsëriti pretendimin se i ka dhënë fund shtatë konflikteve ndërkombëtare, duke theksuar se “shumë njerëz i kishin quajtur të pafundme”. Sipas grafikës së publikuar, konfliktet/tensionet e renditura janë: