Mes granteve aktive dhe atyre të përfunduara, autoritetet amerikane vazhdojnë të shpenzojnë rreth 9 milionë dollarë në vendin tonë, ndërsa programet e ndërprera përllogariten në mbi 16 milionë dollarë.
Administrata Trump ka vendosur të vazhdojë disa grante për Shqipërinë, me fokus kryesor për mbështetjen e refugjatëve afganë, ka mësuar Albanian Post.
Këto vendime janë përfshirë në një fletëllogaritëse prej 281 faqesh që Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i dërgoi Kongresit të hënën mbrëma, duke renditur projektet e ndihmës së huaj që planifikon të vazhdojë dhe të përfundojë.
Albanian Post mori më herët një kopje të tabelës dhe ka parë dokumente të tjera prej 93 faqesh që përshkruanin planet në Shqipëri.
Autoritetet amerikane pritet të lëvrojnë 9 milionë e 203 mijë e 700 dollarë në grante aktive, pranojnë burime të konfirmuara pranë DASH-it.
Lista e Granteve aktive:
- Qendra Psiko-Sociale Vatra do të përfitojë shumën 45 mijë dollarë
- Stitching Global Forum On Cyber Expertise do të përfitojë shumën 987 mijë e 500 dollarë
- Organizata Ndërkombëtare Publike (PIO) do të përfitojë 500 mijë dollarë
- Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) do të përfitojë për mbështetjen e integrimit të refugjatëve afganë 3 milionë e 700 mijë dollarë
- UNICEF do të përfitojë po ashtu për refugjatët afganë në vendin tonë 4 milionë e 471 mijë e 200 dollarë
Lista e Granteve të përfunduara:
- Korpusi Vullnetar i Shërbimeve Financiare nuk do përfitojë më dy grante prej 435 mijë e 224 dollarë dhe 1 milion e 135 mijë e 740 dollarë
- Instituti për Dialog Strategjik nuk do përfitojë më 444 mijë e 5 dollarë
- East-West Management Institute Inc. nuk do përfitojë më 2 milionë e 301 mijë e 911 dollarë
- CADCA-ja nuk do përfitojë më 300 mijë dollarë
- Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm – INSTIT nuk do përfitojë më 6 milionë e 85 mijë dollarë
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim nuk do përfitojë më 1 milion e 250 mijë dollarë
- Terre des Hommes nuk do përfitojë më 1 milion e 25 mijë dollarë
- Albanian Center for Quality Journalism nuk do përfitojë më dy grante prej 315 mijë dollarë dhe 350 mijë dollarë
- IDM-Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nuk do përfitojë më tre grante prej 400 mijë dollarë, 350 mijë dollarë dhe 50 mijë dollarë
- Instituti Shqiptar i Medias nuk do përfitojë më 300 mijë dollarë
- Partners Albania for Change and Development nuk do përfitojë më 220 mijë dollarë
- Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit nuk do përfitojë më 180 mijë dollarë
- KRIIK Albania nuk do përfitojë më 22 mijë dollarë
- Aleanca LGBT nuk do përfitojë më 16 mijë e 500 dollarë
- Qendra Agritra-Vizion nuk do përfitojë më 17 mijë dollarë
- YWCA Albania nuk do përfitojë më 21 mijë dollarë
- Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat nuk do përfitojë më dy grante prej 23 mijë dollarë dhe 50 mijë dollarë
- Instituti për Bashkitë Shqiptare nuk do përfitojë më 14 mijë e 660 dollarë
- Forumi i Mendimit të Lirë nuk do përfitojë më 23 mijë dollarë
- Qendra Shërbimi Ligjor Falas Tiranë nuk do përfitojë më 23 mijë dollarë
- Qendra Akademia e Studimeve Politike nuk do përfitojë më 40 mijë dollarë
- Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim nuk do përfitojë më 40 mijë dollarë
- QENDRA TRADITE-ART-LIBRA (QTAL) nuk do përfitojë më 30 mijë dollarë
- Qendra Impakt nuk do përfitojë më 30 mijë dollarë
- Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) nuk do përfitojë më 44 mijë dollarë
- AL-TAX nuk do përfitojë më 45 mijë dollarë
- AWEN – Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare nuk do përfitojë më 34 mijë e 840 dollarë
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin nuk do përfitojë më 40 mijë dollarë
- Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nuk do përfitojë më 49 mijë dollarë
- Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) nuk do përfitojë më 42 mijë dollarë
- Fondacioni QKBTAT (ANTTARC) nuk do përfitojë më 46 mijë dollarë
- Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) nuk do përfitojë më 34 mijë dollarë
- Qendra Qëndresa Qytetare nuk do përfitojë më 50 mijë dollarë
Totali i granteve të përfunduara përllogaritet në 16 milionë e 169 mijë e 329 dollarë duke regjistruar një diferencë prej 6 milionë e 965 mijë e 629 dollarë, të cilat i kursen administrata Trump me ndërprerjen e shumicës së programeve të USAID-it në Shqipëri.
Shumica prej tyre ishin të fokusuara në barazinë gjinore, zhvillimin e gazetarisë, promovimin e të drejtave të minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara ose përmirësimit të reformës në drejtësi.