Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë tre zyrtarë të Ballkanit, ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetari aktual të Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski, dhe ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku.
“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.
DASH tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.
“Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”, njofton ndër të tjera DASH.
Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.
Ndryshe, ish-kryetari I Komunës së Kacanit që një kohë të gjatë është përballur edhe me drejtësinë vendore, ku sipas raporti të Prokurorisë, Xhabir Zharku në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe shkaktimit të dëmit Komunës së Kaçanikut, kishte shpërdoruar pozitën e tij zyrtare.
I njëjti kishte vepruar në atë mënyrë që kishte lejuar ndërtimin e një objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në një pronë e cila ka qenë pronë e Komunës dhe të njëjtën ia kishte dhënë në shfrytëzim të përhershëm kompanisë “Çlirimtari”.
Tutje në pikën dy të aktakuzës ai akuzohet për shkak se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare në atë mënyrë që pas përfundimit të një çështjeje gjyqësore në Gjykatën e Kaçanikut kishte urdhëruar avokaten e Komunës që mos të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.
Me këtë veprim i njëjti i kishte mundësuar përfitim pasuror në atë kohë paditësit – kompanisë “Bardhi”.