Darwin Nunez tashmë ka filluar të mendojë seriozisht të ardhmen e tij te Liverpooli

Tashmë Darwin Nunez e di që nuk ka të ardhme te Liverpooli dhe ka filluar lëvizjet për t’u larguar, sipas Fabrizio Romanos.

Ndërsa Reds synojnë të sigurojnë titullin e Ligës Premier, Nunez thuhet se është plotësisht i fokusuar për të ndihmuar skuadrën për të arritur këtë qëllim, por planet e tij afatgjata kanë filluar të marrin formë. 

Nunez më parë ishte tashmë i hapur për një lëvizje të mundshme në Al Nassr në janar, duke shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me klubin saudit në projektin e tyre ambicioz.  

Megjithatë, Liverpooli zgjodhi të mbajë të paprekur skuadrën aktuale, duke vendosur kundër çdo ndryshimi në mes të sezonit. 

Por sulmuesi uruguaian tani duket se është i gatshëm të ndërrojë mjedis, në afatin kalimtar veror.  

Liverpooli ka një listë të gjatë me sulmues, gjë që e tentoi edhe në janar, por klubi do të pres të largojë Nunezin për t’i investuar paratë nga shitja e tij pastaj.  

Darwini ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 40 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon.