Darwin Nunez është afër largimit nga Liverpooli

 Babai i Neyamr, njëkohësisht edhe menagjeri i tij, ka folur për të ardhmen e sulmuesit brazilian.

Ai gjatë një interviste, ka theksuar se dëshiron që Neymar të vazhdon të luaj për skuadrën e Santosit.

“Dua që ai të qëndrojë te Santos. Dua që ai të vazhdojë. Ai do të zgjedhë, si gjithmonë. Do t’i shqyrtojmë opsionet që ai ka për t’u zhvilluar.

Ajo që më duhet është që Neymar të zhvillohet. Dhe kjo është arsyeja pse po e ndihmojmë Santosin të ristrukturohet, në mënyrë që ai të mund të zhvillohet tani, në gjysmën e dytë të vitit, një vit larg Kupës së Botës, për të qenë në mjedisin më të mirë të mundshëm për të qëndruar në një nivel të lartë”, shtoi ai.

Babai i Neymar ka folur edhe për trajnerin e ri të Brazilit, Carlo Ancelottin dhe a është djali i tij në planet e teknikut italian.

”Është shumë pozitive. Nuk është kulturë që Brazili të përdorë një trajner të huaj. Por, meqenëse Ancelotti ka ardhur, duhet të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

Ai është një fitues, është një djalë që ka fituar gjithçka dhe mund të na ndihmojë në këtë udhëtim.

Ai ka folur tashmë me Neymarin, ata kanë folur. Neymar shkoi në dhomën e ekipit në ndeshjen e fundit për të folur me miqtë e tij dhe Ancelottin. Pra, gjithçka është normale, gjithçka është në rregull.”, deklaroi babai i Neyma

The post Babai i Neymar flet për të ardhmen e brazilianit: Dua që ai të qëndrojë te Santos appeared first on GazetaBlic.