Dardan Sejdiu kërkon përballjen në debat të kandidatëve për Prishtinën: Nëse s’dilni në debat, qysh i delni 198 mijë qytetarëve përballë?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka kërkuar përballje në debat për kandidatët që synojnë të udhëheqin Prishtinën.

Sejdiu ka thënë se nëse gjashtë kandidatët nuk dalin në debat ndaj njëri tjetrit, si mund të iu dalin përballë 198 mijë qytetarëve të Prishtinës.

“Kam qenë pjesë e shtabit të Shpendit në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe vitit 2017.
Kam qenë gjithashtu pjesë e qeverisjes komunale në mandatin e parë të Shpendit, saktësisht deri në Qershor të vitit 2017. Ata pak njerëz që më njohin e dijnë që dashnia dhe përvoja ime me dhe për Prishtinën është e madhe!

Në dy palë zgjedhjet ku kam qenë aktiv kam insistuar dhe nuk i kam ikur debateve, dhe as Shpendi nuk i ka ikur atyre!

Sot, 13 ditë prej ditës së zgjedhjeve, në Tetorin e vitit 2021, kandidatët për kryetar të Prishtinës prezantojnë programe në distancë dhe pa përballje me njëri tjetrin!

Nëse sot nuk mendojnë që duhet përballur me njëri tjetrin për ti treguar Prishtinës se kush ka programin, energjinë dhe vullnetin për me qeverisë, atëherë si do të përballen nesër me qytetarë?!

Paramendojeni 6 kandidatë që nuk dalin në debat përballë njëri tjetrit! E tash paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë” shkruan Sejdiu në Facebook.