Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Berisha është lider me vizion, përkushtim dhe guxim për ta çuar Suharekën përpara.
“Takim i frytshëm në degën e PDK-së në Suharekë, ku nga strukturat u propozua Dardan Berisha – kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës. Dardani është një lider me vizion, përkushtim dhe guxim për ta çuar qytetin tonë përpara”, shkroi Hoxhaj.