Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Danja Koka kohës së fundit ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në ‘instagram’.
Mes pyetje të shumta ishte edhe ajo se “Çfarë look screen ke”.
Danja zgjodhi t’i përgjigjej me një foto në krah të të dashurit, duke shtuar “S’me le të vë një tjetër”.
Ky postim është parë nga ndjekësit si një zyrtarizim i lidhjes së saj, ndërsa çifti po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.