Bekim Maliqi është njëri ndër futbollistët shumë të rëndësishëm tek skuadra e Dinamo City në Shqipëri.
Anësori i djathtë zhvilloi paraqitje shumë pozitive te ekipi i i drejtuar nga Ilir Daja, shkruan GazetaBlic Sport.
23 vjeçari nga Podujeva njihet për sigurinë që ofron në mbrojtje, por edhe për lidhshmërinë shumë pozitive që ka me sulmin.
Dinamovitët kanë siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues në Conference League, atje ku do të përballen me fituesin e ndeshjes, Atletic Club d’Escaldes (Andorra) – F91 Diddeleng (Luksemburg).
Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Maliqi tha se është i lumtur tek skuadra e Dinamo City dhe se do të tentojnë të bëjnë më të mirën edhe në Evropë.
“Jam shumë i lumtur tek kjo skuadër. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, po japim maksimumin, në mënyrë që të jemi sa më të konsoliduar për ndeshjet në Evropë. Kemi kaluar në raundin e dytë dhe kjo na jep më shumë kohë për të analizuar dy kundërshtarët e mundshëm. Premtimi ynë është se do të angazhohemi maksimalisht për ta nderuar fanellën dhe për të arritur pse jo edhe kualifikimin në grupe“, deklaroi Maliqi.
/GazetaBlic Sport/
The post Një ndër më të rëndësishmit tek Dinamo, Bekim Maliqi: Synojmë paraqitje sa më të mira në Evropë appeared first on GazetaBlic.