Duke qenë se kapiteni aktual Dani Carvajal do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid, lind nevoja për të bërë një ndërhyrje të nevojshme në krahun e djathtë, ku mbetet vetëm Alexander Arnold.
“Defensa Central” zbulon se dy janë emrat që po ndjekin drejtuesit e “Los Blancos” për të gjetur zëvendësuesin e Carvajal: Achraf Hakimi dhe Diogo Dalot. I pari është një produkt i Real Madridit dhe tashmë është një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por largimi nga PSG të paktën verën e ardhshme, duket i pamundur.
Emri i dytë, që është shumë herë më i mundshëm, është Diogo Dalot, portugezi i Manchester United. 26-vjeçari admirohet nga klubi madrilen, që vlerëson cilësitë fizike dhe teknike të portugezit si dhe përvojën e tij të konsiderueshme.
Dalot është nën kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg llogaritet te 35 milionë euro, shifër mëse e përballueshme për një klub me financa të shëndosha si Real Madrid.
The post Dani Carvajal ikën në fund të sezonit, Real Madrid bën “shopping” te Man. United. 35 mln euro për të zëvendësuar kapitenin appeared first on Telesport.










