Dani Alves rikthehet në futboll dhe pozon për herë të parë me fanellën e ekipit të tij të ri

Jeta e Dani Alves ka marrë kthesa të papritura vitet e fundit. Nga aktivizimi te Pumas dhe vëmendja globale, te një periudhë e vështirë në paraburgim, deri te shpallja i pafajshëm në vitin 2024. Kjo kohë shënoi një pikë kthese, ai rifilloi marrëdhënien me Joana Sanz, me të cilën solli ne jetë fëmijën e parë në tetor 2025, dhe u përfshi aktivisht në një kishë ungjillore në Girona.

Tani Alves rikthehet në futboll, por në një rol krejt tjetër. Ai është bërë bashkëpronar i Sporting Clube São João de Ver, klub që garon në kategorinë e tretë portugeze, dhe ka pozuar me fanellën e ekipit me numrin 13, simbol i fazës së re.

Klubi e përshkroi ardhjen e tij si “një faqe të re dhe pikë kthese”, duke theksuar se ky bashkim sjell “vizion global, mentalitet fitues dhe ambicie”. Alves nuk do të luajë, por do të fokusohet në vendime sportive e strategjike, duke kontribuar me përvojë dhe vizion afatgjatë.

The post Dani Alves rikthehet në futboll dhe pozon për herë të parë me fanellën e ekipit të tij të ri appeared first on Telesport.