Dallim i madh mes rezultateve në ambasada dhe votave me postë | KQZ publikon rezultatet nga numërimi i 16 vendvotimeve me postë

KQZ ka filluar të publikoj në ueb-faqe rezultatet e votave me postë nga diaspora. 

Ndryshe nga votimi në përfaqësitë diplomatike, trendi i votave me postë është ndryshe, shkruan Demokracia.com

Nga 16 vendvotime të numëruara që janë publikuar në ueb-faqe, trendi është krejt ndryshe.

Rezultati momental është kështu: VV është e para me 1283 vota, e dyta është LDK me 1010 vota, e treta është AAK me 335 vota dhe PDK me 98 vota.

Ky ndryshim i trendit i votave në përfaqistë diplomatike dhe i atyre me postë po shkakton dyshime se mund të ketë keqpërdorime.

Numërimi i votave me postë nga diaspora pritet të ketë ndikim në përqindjen e partive.