Dallavere milionëshe me rrymën në Kosovë- vet Albin Kurti e konfirmon që po e heton ZRrE-ja

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar një reagim të ashpër në lidhje me intervistën e kryeministrit Albin Kurti në Kanal 10, duke pretenduar se një pjesë e intervistës e cila sipas saj mungon në versionin e publikuar në YouTube është gjetur në një platformë tjetër dhe përmban deklarime të rëndësishme.

Sipas Ymerit, në atë pjesë Kurti pranon dy elemente kyçe:

Se ZRRE është duke e hetuar çështjen për më shumë se një vit, dhe se ai vetë ka qenë në dijeni për këtë.

Ymeri thotë se, pavarësisht kësaj, edhe këtë vit është lejuar që çmimet të arrijnë deri në 700 euro/MWh, duke e cilësuar këtë si dështim të drejtpërdrejtë të qeverisë në menaxhimin e sektorit të energjisë.

Postimi i plotë:

Minutin e “humbur” ne xhirimin e intervistës se Albin Kurtit kanalit 10 te publikuar ne kanalin youtube e kam gjetur ne një platform tjetër. Kjo është pjesa ku Albin Kurti pranon qe

1)ZRRE është duke e hetuar ka një e vit e me shume dhe

2) qe ky e ka dite.

Edhe prapë edhe këtë vit është leju cmimi deri 700 Euro/MWh

Besoj qe kjo është me e mire se Albin Kurti për se paku një vjet e unë besoj prej vitit 2021 ka njohuri te hollësishme për ckado qe ndodhe ne sektorin e energjisë.

Ne fakt, kjo interviste tregon qe Albin Kurti është përgjegjësi kryesor per katrahurën ne te cilën po kalon sektori i energjise ne Kosove.

Tash ose Albin Kurti e ka mire qe ka malverzime me kapacitete ndërkufitare ose e ka Armend Muja e Artane Rizvanolli qe thane se nuk ka.