Mishi i pulës i ardhur nga Brazili është i sigurt dhe qytetarët e Kosovës mund ta konsumojnë pa frikë.
Kështu rezultuan analizat e 10 mostrave të cilat u testuan në Laboratorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Kiks Kosova.
Këto mostra të cilat u dërguan në testim me 2, respektivisht me 3 prill, iu nënshtruan dy metodave të testimit.
Nga kjo agjenci kanë treguar se si shkon i gjithë procesi i testimit.
Rezultatet e analizave zhbllokuan 140 tonë mish pule të ardhur nga Brazili i cili ishte bllokuar me urdhër të AUVK-së, në depot e kompanive importuese pas mostrimit.