Dalin pamjet e sulmit në Suedi në një shkollë ku mbetën të plagosur pesë persona

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sot në shkollën Risbergska, në Suedi, në një kampus arsimor të Örebros, i cili merret me studentë mbi 20-vjeçar, duke ofruar nivele të ndryshme trajnimi dhe kurse gjuhësore për emigrantët.

The Guardian ka publikuar një video nga momenti i sulmit që ndodhi ku mbetën të plagosur pesë persona.

Autoritetet suedeze kanë konfirmuar se në mesin e pesë personave të plagosur është edhe një polic, por shtojnë se numri i të plagosurve mund të rritet.

Katër nga ta u janë nënshtruar operacioneve dhe njëri është në gjendje të rëndë, thonë ata.