Janë publikuar pamjet e grabitjes me armë që ndodhi mëngjesin e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.
Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej tyre është pjesëtari i një kompanie të sigurimit privat, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para.
Ndërsa, personi tjetër i plagosur është një nga të dyshuarit si grabitës, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
Pamjet e momentit i ka publikuar portali “Indeksonline”.