Dalin pamjet dramatike nga momenti i rrëzimit të aeroplanit me mbi 200 pasagjerë që po nisej drejt Londërs

Një aeroplan i Air India nga Ahmedabad për në Londër u rrëzua pranë aeroportit në zonën Meghani Nagar të Ahmedabad, ditën e sotme.

Një video që supozohet se tregon aeroplanin duke fluturuar pak mbi një zonë të dendur me popullsi, pastaj duke u zhdukur pas ndërtesave, e ndjekur nga një shpërthim i madh është përhapur në media.

Air India ka thënë se në aeroplan ishin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.

Ky aksident i Air India është hera e parë që një avion Boeing 787 rrëzohet në këtë mënyrë.

Modeli u lancua 14 vjet më parë dhe vetëm gjashtë javë më parë, prodhuesi i aeroplanëve vlerësoi faktin se modeli, i njohur edhe si Dreamliner, ka arritur momentin e transportimit të 1 miliard pasagjerëve.

Për të shënuar këtë rast, kompania tha se flota globale e 787 me më shumë se 1,175 aeroplanë ka kryer gati 5 milionë fluturime duke mbuluar më shumë se 30 milionë orë fluturimi.

Aksidenti është një goditje e madhe për kompaninë, e cila ka luftuar për të kapërcyer një sërë problemesh, përfshirë aksidente fatale, me programet e saj 737.

 

<p>The post Dalin pamjet dramatike nga momenti i rrëzimit të aeroplanit me mbi 200 pasagjerë që po nisej drejt Londërs first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>