Dalin pagat për zyrtarët publikë

Zyrtarëve publikë më në fund iu kanë dalur pagat.

Caktimi i ushtruesit të ri të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit, Xhevat Zejnullahu, ka zhbllokuar procesin e ekzekutimit të pagave për zyrtarët publik.

Sipas Ligjit për Pagat, Thesari dje është dashur ta bëj ekzekutimin e pagave për zyrtarët publik. Por, për shkak se ushtruesit të detyrës së Thesarit i kishte kaluar mandati, nuk ka mundur të bëhet ekzekutimi i pagave.