Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi, ky është linku

Tanimë kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në Air Albania.

Për dallim nga herët e kaluara, tani për të blerë një biletë tifozët duhet të kenë fat, pasi do të jetë me përzgjedhje duke u regjistruar dhe duke plotësuar një formular.

FSHF ka bërë me dije se afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.