Pak para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një takim të shkurtër.
Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga ky moment.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, takimi është vlerësuar si shumë produktiv.
Ndërkohë, është raportuar se dy udhëheqësit pritet të takohen sërish gjatë ditës së sotme.