Janë publikuar tashmë fotografitë e para të ‘Ferrari SF90’.
Ky po konsiderohet si prodhimi i parë i serisë PHEV. Makina e re përdor një version të përpunuar dukshëm të shumë veturave binjake-turbo V8 të Ferrarit, në kombinim me tre motorë elektrikë, transmeton lajmi.net.
Motorët tre-pjesësh e bëjnë ‘SF90’-shin që të arrijë të prodhojë përafro një mijë kuaj-fuqi, përkatësisht 986 sosh. Falë kësaj potence, prodhimi i Ferrari-t është në gjendje të arrijë 100 km/h për 2,5 sekonda, gjersa i nevojiten vetëm 6,9 sekonda për t’i përshkuar 200 km/h.
Ferrari gjithashtu ka potencuar se vetura qëndron mirë në pjesën e aerodinamikës dhe asaj termale.
Makina e re gjeneron 390kg forcë poshtë dhe mbulesa e motorit është mjaft e ulët për të maksimizuar rrjedhimin e ajrit.
Tutje, kompania ka bërë të ditur se automobili sportiv do plasohet në treg më 2022-ën, derisa çmimi hamendësohet të jetë 435 mijë euro.