Luka Modric festoi 40-vjetorin duke dhuruar spektakël me Kroacinë në fitoren 4-0 ndaj Malit të Zi, në Zagreb, për eliminatoret e Botërorit 2026. Në momentin e zëvendësimit, në minutën e 81-të, publiku i “Maksimir” e përcolli me duartrokitje të zjarrta. Fitorja e ngjit Kroacinë në krye të grupit bashkë me Çekinë, me një ndeshje më pak.
Në intervistën për “Sportmediaset”, Modric foli për Petar Sucic, mesfushorin e ri të Interit: “Është shumë i fortë dhe një djalë i mirë. I kam parë cilësitë e tij, nuk është rastësi që firmosi për një klub të madh. Mund të përmirësohet akoma. Më pëlqen të luaj me të, edhe pse shpejt do të përballemi në derbi. Shpresoj të më respektojë dhe të mos duelojmë shumë fort (qesh)”.
Me 190 paraqitje për Kroacinë, ai mbetet shtylla e kombëtares. Trajneri Dalic e “shenjtëroi” si legjendë: “Sa më shumë plaket, aq më i mirë bëhet. Udhëheq me ambicie dhe dëshiron të shkojmë në Botërorin e vitit të ardhshëm”.
The post Dalic “shenjtëron” Modric: Sa më shumë plaket, aq më i mirë bëhet appeared first on Telesport.










