Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kaluar prej kohësh në një periudhë ndryshimesh të mëdha në karrierën e saj, duke larguar thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e vjetër.

Ky vendim, i marrë në një kohë më parë, duket se ka qenë një hap i rëndësishëm drejt largimit nga një mjedis toksik dhe një rifillim i shëndetshëm në jetën dhe karrierën e saj.

Së fundmi, artistja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa reflektime mbi këtë fazë të jetës, ku shprehet se pas largimit nga kjo energji negative, ajo ndihet më e lirë, më e lumtur dhe më e shëndetshme.

Foto: Screenshot/Threads

“Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë. Tash? E lirë. E lumtur. E shëndetshme”.

Përveç kësaj, Dafina ka paralajmëruar një fillim të ri në aspektin profesional, duke thënë: “Ekip i ri. Synime të reja. Kapitull i ri”.

Kjo tregon se pas ndryshimeve që ka bërë, ajo po ndërton një rrjet të ri bashkëpunëtorësh dhe po përgatitet për sfida dhe projekte të reja artistike.

Largimi nga bashkëpunëtorët e vjetër dhe kjo kthesë në karrierë pasqyrojnë një proces të rëndësishëm të rritjes personale dhe artistike për Zeqirin.