Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Threads një lajm të veçantë: këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë.
“Këtë të shtune e kam koncertin e fundit për një kohë. Kam pak emocione, se s’e di saktë kur kthehna prapë me performuar live, ama projektet s’kanë me u ndal!”, shkruan ajo në postimin e saj, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e saj.
Dafina shton se ka “shumë të mira rrugës”, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht pushimit nga koncertet, ajo do të vazhdojë të jetë aktive me projekte muzikore. “Një surprizë shumë të bukur për këtë verë (për tjerat s’po flas, ia lë kohës)”, shkroi ajo, duke ngjallur kureshtjen e fansave për çfarë po përgatit.


Në fund të mesazhit, këngëtarja falënderon publikun dhe shpreh dashurinë e saj për ta: “Mezi s’po pres me u kënaq bashkë me ju edhe një herë live – deri herën tjetër. Ju dua shumë”.
Dafina dhe partneri i saj, Kreshniku, janë në pritje të një djali. Ky koncert shënon një moment të veçantë dhe të ndjeshëm për artisten, e cila ka qenë një ndër zërat më të dashur të skenës shqiptare ndër vite.
Me këtë postim, ajo jo vetëm që ndan një moment personal të rëndësishëm, por edhe i siguron fansat se kreativiteti dhe muzika e saj do të vazhdojnë, pavarësisht ndryshimeve në jetën e saj personale. /Telegrafi/