Dafina Zeqiri flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë, thotë dy fjalë edhe për partnerin

Dafina Zeqiri së fundmi ka folur për një temë në ‘Threads’ që prek shumë gra, sidomos gjatë shtatzënisë.

Në mesazhin që ndau, këngëtarja e njohur ka folur haptazi për zhgënjimin që ndjen ndaj disa burrave që në internet gjykojnë trupin dhe emocionet e grave shtatzëna.

Artistja shqiptare theksoi se shtatzënia është një proces natyral dhe unik për çdo grua, një proces i mbushur me sakrifica fizike dhe emocionale.

Foto: Screenshot/Threads

“Unë me të vërtetë e përçmoj mënyrën se si disa burra sidomos online, gjykojnë gratë, veçanërisht gratë shtatzëna, për mënyrën si ndryshojnë trupat dhe emocionet e tyre. Shtatzënia është një proces natyral dhe çdo grua e përjeton ndryshe. Një grua sakrifikon trupin, emocionet dhe jetën e saj për të rritur një qenie tjetër njerëzore, ashtu si personi që gjykon, dikur rritej në barkun e nënës së vet”, shkruan në postim.

Dafina ndër tjerash theksoi se është e lumtur që do të rrisë një djalë që do të dijë të respektojë gratë.

“Është dhimbshme, por më jep fuqi të di që po sjell në jetë një djalë dhe do ta rris me respekt të thellë për gratë”.

“Do të doja që këta burra të mund ta përjetonin dhimbjen, ndryshimet hormonale dhe gjykimin që përjetojnë gratë, vetëm për të kuptuar më mirë. Disa burra kanë vërtet nevojë të hapin sytë dhe të tregojnë më shumë respekt”, thuhet tutje në postim.

Krejt në fund, Dafina vlerësoi mbështetjen e partnerit të saj,Kreshnikut, duke treguar se sa e rëndësishme është të kesh një person pranë që ta lehtëson këtë rrugëtim të vështirë.