Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po i shijon ditët e para të mëmësisë.
Ajo është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Daskan, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi Dafina ka publikuar një foto të ëmbël, ku shihen këmbët e vogla të bebushit, ndërsa është shprehur me mbishkrimin “Dreka ime”.
Ky postim i ëmbël ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve të Dafinës.