Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen për të paraqitur veten si viktimë e Gjykatës Speciale dhe të fitojë zgjedhjet parlamentare.
Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, duke shtuar se dorëheqja nuk ishte për shkak të presionit të fuqive të huaja.”Kjo është masa strategjike e Haradinajt, pasi ai e dinte se do të thirret për të dëshmuar, kjo nuk do të thotë se do të dënohet automatikisht”, tha Daçiq për ‘TV Prva’.
“Haradinaj e ka bërë këtë film në mënyrë që të eliminoj Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerët në skenën politike, dhe më pas të kthehet si viktimë e gjykatës speciale”, tha Daçiq për televizionin ‘Prva’.
“Kjo është një lëvizje taktike, do të shohim nëse do të jetë i akuzuar apo dënuar”, shtoi Daçiq.
Ndërsa, për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtarë t’i bëjë presion Prishtinës, por tha se Perëndimi ka perspektivë të ndryshme në rastin e Kosovës.
Daçiq po ashtu theksoi se ekziston një ndryshim i dukshëm në administratën e SHBA-së.
“Ata janë duke provuar të gjejnë zgjidhje, por deri tash ata e kanë konsideruar çështjen e Kosovës të zgjidhur dhe të mbyllur”.
“E di që raundi i ri i bisedimeve do të nisë në shtator, por sa të suksesshme do të jenë bisedimet, duhet të presim që ta shohim”, përfundoi Daçiq.