Daçiq: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës po pengojnë dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimit me të dërguarin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, dhe ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad of Wimbledon, theksoi se Britania vlerëson qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën, si dhe vlerësimin objektiv të situatës së re.

Shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se lëvizjet e njëanshme të Kosovës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon pavarësisht provokimeve.

Daçiq foli me Peach dhe Ahmad në margjinat e Forumit Strategjik të Bled për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Britanisë së Madhe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe energjisë, çështjen e Kosovës, luftën në Ukrainë, si dhe të tjera çështje aktuale ndërkombëtare, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Related Posts