Cufaj: Dëshmia e Rubin është historike edhe sepse iu lejua të dëshmojë, të merret leje nga DASH-i s’është aspak e lehtë

Ish ambasadori Beqë Cufaj ka thënë se dëshmia e James Rubin në Hagë është historike. Sipas tij jo vetëm për atë që tha, por edhe sepse iu lejua të dëshmonte.

Ai shtoi se Rubin është demokrat dhe për të marrë leje nga DASH’i nuk është aspak e lehtë.

“Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike. Jo vetëm për atë që tha – se Thaçi nuk kishte rol komandues – por edhe sepse iu lejua të dëshmonte. Rubin është demokrat, dhe për të marrë leje nga Departamenti i Shtetit (sot nën udhëheqje republikane) nuk është aspak e lehtë.”

Cufaj ka thënë se Kosova ka ditur gjithmonë të punojë me të dy palët në Amerikë.

“Por Kosova gjithmonë ka ditur të punojë me të dyja palët në Amerikë:

– Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj ndërtuan ura me demokratë dhe republikanë.

– Bill Clinton solli çlirimin.

– George W. Bush bekoi pavarësinë në vitin 2008.

– Donald Trump arriti Marrëveshjen e Ëashingtonit në 2020 – ku Kosova u njoh edhe nga Izraeli.”

Ai ka kritikuar Kurtin që mbështeti vetëm demokratët dhe refuzoi republikanët.

“Kjo ishte forca jonë: mbështetja bipartizane e Amerikës. Përjashtimi i vetëm? Albin Kurti. Ai përkrahu vetëm demokratët, refuzoi republikanët – dhe në fund gënjeu edhe vetë demokratët. Ky nuk është vizion. Ky është populizëm.”