Cucurella kujton momentin “viral” me Donald Trump: Po kush guxonte t’i thoshte gjë…, isha i frikësuar

Marc Cucurella, kampion i saposhpallur i Botërorit të Klubeve me Chelsea, tregoi me humor një nga momentet më të përfolura të finales, gjatë një interviste për “Jijantes FC”. Aty foli për skenën “virale” në të cilën Donald Trump “u fut në skenë” gjatë ndarjes së trofeut.

“Na kishin thënë që, sipas rregullit, Donald Trump do të vinte të na dorëzonte trofeun dhe askush nuk duhej të ngrihej derisa ai të largohej”, – shpjegoi mbrojtësi spanjoll për Gerard Romero. Por gjithçka doli jashtë kontrollit, kur ish-presidenti i SHBA-së nuk zbriti nga podiumi, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe vendosi të qëndronte për të festuar me lojtarët e Chelsea në momentin kur Reece James ngriti trofeun.

Cucurella e përshkroi me humor skenën e sikletshme: “Ishim të gjithë atje, duke pritur që ai të largohej, por Trump nuk donte të ikte. E shikonim dhe ai thoshte: Ngrijeni, ngrijeni trofeun, unë po rri këtu”.

Pastaj shtoi me sinqeritet: “Po kush t’i thoshte gjë? E di ti…, unë isha i frikësuar fare”. Moment që e bëri internetin të shpërthejë dhe do të mbetet si një nga episodet më të çuditshme të një finaleje ndërkombëtare.

The post Cucurella kujton momentin “viral” me Donald Trump: Po kush guxonte t’i thoshte gjë…, isha i frikësuar appeared first on Telesport.