Mbrojtësi i majtë i Chelsea, Marc Cucurella, ende kujton humbje e papritur që londinezët pësuan ndaj Sunderland fundjavën e kaluar në kampionat. Një rezultat që ndërlikoi jo pak pozitat e Chelsea, që në mesjavë fitoi ndaj Wolves në Carabao Cup.
Por tashmë është koha për t’iu rikthyer Premier League, me “blues” që do të luajnë ndaj Tottenham në derbi. “Të gjithë jemi shumë të zhgënjyer nga ajo humbje. Duhet të përmirësohemi në këto ndeshje dhe t’i menaxhojmë ato më mirë. Shënuam herët, dominuam, por pastaj i lamë kundërshtarët të ktheheshin në lojë dhe mendoj se duhet të mësojmë si t’i mbyllim ndeshjet”, tha Cucurella.
“Duhet të mësojmë të luajmë më mirë kundër ekipeve si Sunderland, ku ekipi mbetet shumë kompakt. Duke marrë parasysh golat që kemi pësuar, e dimë se mund t’i menaxhojmë këto situata më mirë. E dimë që shumë ekipe po përpiqen të përdorin më shumë topa të gjatë dhe ne duhet t’i menaxhojmë më mirë”, shtoi mbrojtësi spanjoll.
Megjithatë, Cucurella nuk dekurajohet: “Bukuria e futbollit është se gjithmonë mund t’i ndryshosh gjërat shpejt. Fituam në Kupë dhe kemi një ndeshje tjetër të shtunën dhe për ne, është mundësia e duhur për t’u rikthyer në fushë me një fitore.”
The post Cucurella: Humbja ndaj Sunderlnd një mësim për Chelsea, të fitojmë derbin me Spurs appeared first on Telesport.



 
															






