Pau Cubarsí theksoi ambicien e madhe të Barcelonës para ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Newcastle. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, mbrojtësi i ri deklaroi se ndjejnë detyrimin për të kaluar më tej patjetër, teksa beson te mbështetja e tifozëve në “Camp Nou”: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është një përballje që duhet ta kalojmë patjetër. Luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi, pas një rezultati të mirë jashtë. Me ndihmën e të gjithë ‘culés’ do të përpiqemi të kualifikohemi”.
Për gjendjen fizike shtoi: “Kemi arritur t’i rikuperojmë pak energjitë dhe vijmë në një formë të mirë”. Ai pranoi gjithashtu: “Kemi rregulluar disa gjëra në vijën mbrojtëse që në fillim të sezonit nuk funksiononin si duhet”.
Cubarsi vlerësoi faktin që, pavarësisht moshës së re të skuadrës, janë gati për të vazhduar rrugëtimin në Europë: “Jemi të rinj dhe nuk kemi shumë eksperiencë, por kemi dëshirën të japim gjithçka për këtë klub. Tashmë dimë si t’i luajmë këto ndeshje, sepse që të vegjël fitojmë eksperiencë ndaj rivalëve të mëdhenj”.
The post Cubarsí: Ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Newcastle, duhet të kualifikohemi patjetër appeared first on Telesport.










