Një grup prindërish në Francën rurale janë përpjekur të parandalojnë mbylljen e një klase me një veprim të pazakontë.
Prindërit filluan operacionin e ashtuquajtur ”Delet” në fshatin Crets, në Belledonne, pranë Grenoble, në juglindje të vendit, pasi një klasë e shkollës u kërcënua me mbyllje për shkak të mungesës së nxënësve, transmeton atsh raportimin e DPA-së.
Ata çuan rreth 50 dele në oborrin e shkollës dje në mëngjes.
“Fëmijët tanë nuk janë dele: mos i numëroni ata!”, thanë prindërit.
Transmetuesi publik “France Bleu” njoftoi në faqen e tij të internetit se 15 nga delet ishin simbolikisht të regjistruara në shkollë si nxënës.
Prindërit tanimë shpresojnë se autoritetet do të rishikojnë vendimin e tyre.