Rreth një vit më parë nisën zërat për një ndarje të mundshme mes Pep Guardiolës dhe Cristina Serra, por muajt e fundit u mendua se pajtimi ishte i mundur. Sipas gazetares Lorena Vázquez, e cila foli në emisionin “Y ahora Sonsoles”, kjo nuk do të ndodhë.
Sipërmarrësja katalanase ka marrë hapin përfundimtar në procesin e ndarjes, është larguar nga banesa familjare. Serra dhe vajza e vogël e çiftit, Valentina, kanë jetuar deri tani në vilën e familjes në Pedralbes, me vlerë 10 milionë euro, ku Guardiola qëndronte sa herë vinte në Barcelonë.
Kjo situatë do të ndryshojë, pasi Serra ka blerë një shtëpi të re në lagjen “Eixample”. “Pajtimi mes çiftit është më larg se kurrë… Pep Guardiola u përpoq ta bindte Cristina, por ishte ajo që vendosi të ndahej, – shpjegoi Vázquez. – Ajo ka blerë shtëpi në një zonë shumë qendrore, pranë punës së saj. Është modeste, edhe pse mund të kishte blerë një më të shtrenjtë”.
Sipas gazetares, marrëdhënia mes tyre mbetet miqësore: “Secili ka vendosur të fluturojë në drejtimin e vet. Besoj se ky është hapi përfundimtar drejt divorcit.”
The post Cristina Serra, gruaja e Guardiolës merr vendimin përfundimtar. Largohet nga shtëpia familjare appeared first on Telesport.











