Po bëhen përgatitjet për martesën e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Sipas “Jornal da Madeira”, ata do të martohen pas Botërorit 2026 në katedralen e Funchal, ndërsa pritja do të mbahet në një hotel luksoz. “Po”-ja do të thuhet në Madeira, ishulli ku ka lindur CR7, duke thyer traditën që ceremonia të zhvillohet në vendin e nuses.
Georgina ka lindur në Argjentinë dhe është rritur në Spanjë, afër Madridit. Pavarësisht famës së çiftit, dasma pritet të jetë intime. Ronaldo tha: “Georgina nuk i pëlqen festat e mëdha…, i pëlqejnë gjërat private, edhe unë do ta respektoj këtë”. Data ende nuk është zbuluar, por ka gjasa të jetë në shtator 2026.
Dasma do të jetë fetare, pasi të dy janë praktikues katolikë. Georgina e vlerëson shumë besimin dhe viziton shpesh Shenjtëroren e Fatimës. Për Ronaldon, martesa është një “kapitull i bukur”, për të cilën u shpreh: “Dua të martohem sepse është momenti i duhur… Georgina është personi që dua më shumë, dashuria e jetës sime”.
The post Cristiano Ronaldo thyen traditën, zgjedh vendin e martesës fetare me Georgina appeared first on Telesport.










