Sot është një ditë e veçantë për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, feston ditëlindjen e 40-të.
Ai ka lindur më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira.
Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Tre trofe të Premier League, dy të La Liga-s, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës.
Po ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.
Në aspektin individual, CR7, i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”.
Ai i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.
Deri më tash, tanimë 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.
Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i ‘varin’ këpucët, ai duket se është në top formë duke dominuar me paraqitjet e tij aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze.
Cristiano Ronaldo aktualisht është i martuar me modelen Georgina Rodriguez, dhe i ka pesë fëmijë.